Maqedoni

Kotzias: Duhet të pranojmë njërin nga propozimet e Nimetz

22.05.2018 11:56

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, po qëndron në ShBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo....

Pas takimit, Kotzias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz, për çështjen e emrit. Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimetz, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqinjin e veriut, me emrin e ri.
 
Kjo nënkupton se Kotzias hedh poshtë propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.