Maqedoni
Gjykata Penale, sot merret vendim për lëndën “Treqind”
22.05.2018 12:12
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të jashtme...

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të jashtme, Gjoko Popovski, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 veturave.
Në seancën e kaluar mbaruan fjalët e prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike dhe të mbrojtjes. PPS kërkon nga gjykatësi dënim për Popovskin për veprën për të cilën ai është i akuzuar, për të cilën parashihet dënim me burg nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Popovskit nga akuzat.
