Botë

Afganistan, 30 të vrarë në disa shpërthime

22.05.2018 12:31

Së paku 30 persona raportohet të jenë vrarë në një shpërthim në jug të Afganistanit dhe në disa sulme në lindje të këtij vendi...

Në qytetin Kandahar, zyrtarët njoftuan për 16 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur nga shpërthimi i eksplozivëve të vendosur në dy kontejnerë.

Në provincën lindore Gazni, zyrtarët thanë se së paku 14 policë janë vrarë në disa sulme të militantëve.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e mori përgjegjësinë për sulmet, të cilat vijnë një ditë pasi talibanët iu kërkuan banorëve të Kabulit të qëndrojnë larg "qendrave ushtarake", duke paralajmëruar se do të kryejnë sulme të reja në kryeqytetin afgan.

Talibanët i kanë intensifikuar sulmet duke kundërshtuar dukshëm thirrjet për ta që të pranojnë ofertën e Qeverisë afgane për bisedimet e paqes.