Botë

Venezuelë, 14 ambasadorë largohen pas rizgjedhjes së Maduros

22.05.2018 13:00

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po përballet me pakënaqësi ndërkombëtare, pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar...

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po përballet me pakënaqësi ndërkombëtare, pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht bojkotimit të rezultatit nga opozita.
 
Si shenjë proteste, 14 shtete, duke përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve të tyre nga Karakasi.
 
Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ekonomike pas zgjedhjeve të së dielës. Venezuela po përballet me mungesë të ushqimit për shkak të krizës ekonomike, andaj edhe numri i votuesve kësaj here ka qenë i vogël. 
 
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për “t’i dhënë fund shtypjes” së banorëve të këtij shteti. 
 
Por, presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Maduron për fitoren e re, duke i uruar sukses në “zgjidhjen e problemeve ekonomike”.