Ulet motivimi për lexim nga fëmijët, Stojanovska: Të ketë evidencë se cilat libra preferohen

22.05.2018 14:23

Ulja e interesit dhe motivimit për të lexuar është evidente tek gjeneratat e reja....

Ulja e interesit dhe motivimit për të lexuar është evidente tek gjeneratat e reja, duke filluar nga fëmijëria  e hershme kur duhen krijuar traditat për lexim. Për të motivuar fëmijët që të lexojnë duhet përzgjedhur literaturë e kuptueshme, interesante, e cila do të tërheq vëmendjen e fëmijës, bëjnë të ditur hulumtimet e realizuara në kuadër të tribunës “Ndikimi i leximit për krijimin e shkathtësive komunikative tek fëmijët”.

Sipas psikologes, Despina Stojanovska, rol të rëndësishëm në motivimin e fëmijëve për të lexuar kanë edhe lektyrat dhe personat përgjegjës duhen të mbajnë evidencë se cila lektyrë ngjall interesim tek fëmijët.

“Personat të cilët janë përgjegjës për përzgjedhjen e lektyrave duhet të hulumtojnë dhe të jenë në rrjedhë me interesat e fëmijëve dhe të udhëheqin evidencë dhe statistikë se për cilën lektyrë fëmijët tregojnë interes më të madh, sepse vetëm në këtë mënyrë do stimulonin ritualin e të lexuarit tek fëmijët”,- tha psikologja, Despina Stojanovska.

“Janë ftuar persona profesional, duke filluar nga kopshtet, shkollat fillore, pedagogë, psikologë, që bashkërisht dhe në mënyrë interaktive të gjejnë zgjidhje se si t’i nxisin të rinjtë për të lexuar. Doemos duhet ndryshuar edhe metoda e mësimdhënies, të përdoret mësimi interaktiv në vend të mësimit klasik, që është një metodë e vjetruar”,- deklaroi profesoresha, Elena Maksimovska.

Prindërit duhet t’i motivojnë fëmijët duke qenë vetë lexues të devotshëm dhe me rëndësi është që fëmijët të kuptojnë atë që e kanë lexuar, u tha me këtë rast.( Flutura Latifi, TVM2)