Maqedoni

Zbardhësit e përgjimeve, Lazarevski dhe Kostovski nominohen për çmim

22.05.2018 16:06

Gorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, të cilët kanë zbardhur skandalin me përgjimet në Maqedoni...

Gorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, të cilët kanë zbardhur skandalin me përgjimet në Maqedoni, janë nominar për çmimin "Gazetarë, pëshpëritës dhe kujdestarë të së drejtës për informim", që për herë të parë e ndan Parlamenti Europian.
 
Në përshkrimin e aplikimit është shënuar gjithçka që Kostovski dhe Llazarevski kanë bërë për zbardhjen e bisedave të përgjuara, deklaroi Sllagjana Tasevska nga “Transparency International” derisa publikoi nominimin e tyre e që njëherit kanë aplikuar për këta kandidatë.
 
“I përgatitëm të gjitha dokumentet dhe parashtruam aplikacionin, pasi që konsideruam se Gjorgje dhe Zvonko meritojnë që për ta të dëgjohet përtej Maqedonisë dhe se meritojnë të nominohen për këtë çmim, ndërsa ne themi se ata duhet ta fitojnë këtë çmim”,- tha Sllagjana Taseva nga “Transparency International”.
 
“Tani më kthehet filmi se çfarë kemi përjetuar dhe si ka qenë dhe mendoj se kënaqësia është e madhe, por nuk mund të harrojmë se çfarë kemi përjetuar dhe me çfarë njerëz jemi përballur”,- u shpreh i nominuari për çmim, Gorgji Llazarevski.
 
Sipas Transparency - Maqedoni, Lazarevski dhe Kostovski duhet të marrin këtë çmim, sepse "mundësuan të vërtetën të dalë në dritë dhe të vijë deri te transformimi i pushtetit në Maqedoni".
 
NAIM RAMADANI