Maqedoni
Tevdovski: Masat ekonomike të qeverisë po japin rezultate
22.05.2018 16:18
Masat e qeverisë në planin ekonomik, siç është rasti me rritjen e pagës minimale...

Masat e qeverisë në planin ekonomik, siç është rasti me rritjen e pagës minimale, po japin rezultate, deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdovski. Sipas tij, këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit nga enti i statistikave.
“Paga mesatare në mars të këtij viti është rritur për 5,6% në krahasim me marsin e vitit 2017. Po ashtu nëse i shohim tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar, rritja arrin në 4,9%. Kjo është para së gjithash për shkak të njërës nga masat e para që i sollëm për rritjen e pagës minimale, që erdhi deri te rritja e pagave për rreth 90 mijë punëtorë në Maqedoni”,- deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Po ashtu Tevdovski tha se në muajt e parë të këtij viti është shënuar rritje 6% e pagesës së kontributeve të punëtorëve nga ana e kompanive. Kjo ndikon në mbushjen e fondit për sigurim pensional, i cili nga qeveria e kaluar ishte trashëguar me deficit, tha ministri Tevdovski. Ai njëherit theksoi se sa i përket premtimit për pagën prej 500 eurosh, ky premtim do të përmbushet deri në fund të mandatit.
GYLTENE SINANI
