Botë

Kosovë Qeveria: Raporti, fund pretendimeve për akuza të padëshmuara

29.07.2014 16:41

Qeveria e Kosovës, ka marrë në konsideratë deklaratën e sotme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese të BE-së , rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund. Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje.

Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Ëilliamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO, thuhet në kumtesën e lëshuar nga qeveria e Kosovës.

RINA TURKESHI SAITI