Maqedoni

Rasti “Tank”, pritet shpallja e aktvendimit për Gruevskin

23.05.2018 11:34

Në Gjykatën Themelore Shkup 1, sot pritet të shpallet aktvendimit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski lidhur me rastin “Tank”...

Gruevski së bashku me ish-ndihmës ministrin Gjoko Popovski dhe ish ministren Gordana Jankullovska, gjykohen për blerjen e “mercedesit” luksoz. Procesi gjyqësorë është udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmë i shqiptoi Popovskit dënim me nëntë vite burg për lëndën “Treqind”.
 
Gruevski në fjalën përfundimtare ka thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe gjeneratat e ardhshme do të çuditen se përse është akuzuar një ish-kryeministër”.