Maqedoni
Monstra, dëshmojnë dy nga gjashtë të akuzuarit
23.05.2018 11:49
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet edhe seanca e radhës për rastin “Monstra”....

Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë dy nga gjashtë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012.
Në seancën e fundit dëshmoi i akuzuari Agim Ismajloviq i cili para trupit gjykues u betua se nuk ka lidhje me rastin dhe nuk e ka kryer veprën. Aziri theksoi se rastin Monstra e ka montuar policia.
