Botë

Belgjikë, plumbi i policisë shkaktoi vdekjen e një fëmije

23.05.2018 12:13

Zbulohet se fëmija që vdiq pas ndjekjes nga policia të kamionit i cili transportonte refugjatët, ka vdekur për shkak të plumbit të policisë....

Kryeprokurori, i cili realizon hetimet, në një konferencë për media tha se fëmija, i cili u gjet i vdekur në kamionin që ndiqej nga policia, ka humbur jetën si pasojë e plumbit të policisë. Zyrtari policor ka dalë përpara gjykatësit dhe janë shqyrtuar të gjitha dëshmitë. 
 
Policia e Belgjikës javën e kaluar kishte ndjekur një kamion të dyshuar në afërsi të qytetit Namur dhe si pasojë e mosndaljes së kamionit kishte gjuajtur me armë zjarri. Në kamion, i cili u ndal pasi u godit me një automjet tjetër, u gjetën kufomat e 30 refugjatëve si dhe të një fëmije 3 vjeçar.