Botë
Afganistan, brenda këtij viti 108 mijë të zhvendosur
23.05.2018 12:37
Që nga fillimi i këtij viti, në Afganistan janë zhvendosur 108 mijë njerëz për shkak të konfliktit dhe fatkeqësive natyrore, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara....

Raporti vjen në kohën kur talibanët i kanë intensifikuar sulmet kundër objekteve të Qeverisë afgane dhe qendrave administrative. Grupi militant “Shteti Islamik” ka kryer po ashtu disa sulme në Kabul.
Sipas ushtrisë afgane, mbi 14% e rreth 400 qarqeve të Afganistanit janë nën kontrollin e plotë të talibanëve.
