Maqedoni
Raportet e RTM-së dhe AShAAV-së, qeveria jep vlerësim negativ për raportet e 2017-s
23.05.2018 13:36
Raporti vjetori i Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017, mori mendim negativ në mbledhje e mbrëmshme të qeverisë....

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria dha mendim negativ edhe për raportin vjetor të punës së Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio Vizuele. Raportet e vlerësuara negativisht i janë dërguar Kuvendit, i cili duhet të japë mendimin e tij.
Ende nuk dihet se cili do të jetë vlerësimi i deputetëve, të cilët logjikisht duhet të dëgjojnë edhe drejtuesit e të dy institucioneve para se të marrin vendim nëse do t’i votojnë ose jo raportet e punës për vitin e kaluar.
