Maqedoni

2 vite burg për Gruevskin

23.05.2018 13:50

Dy vite burg për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe 6 vite e gjashtë muaj burg për ndihmësministrin, Gjoko Popovski, për rastin “Tank”...

Vendimi në Gjykatën Themelore Shkup 1 u shpall nga gjykatësja, Dobrilla Kacarska, për blerjen e “mercedesit” luksoz.  Vendimi u shpall në mungesë të Gruevskit, i cili nuk ishte i pranishëm në sallën e gjykatës derisa shpallej vendimi.
 
Ai në fjalën përfundimtare ditë më parë ka thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe gjeneratat e ardhshme do të çuditen se përse është akuzuar një ish-kryeministër”. 
 
Për këtë rast është e akuzuar edhe ish-ministrja, Gordana Jankullovska, por lënda është ndarë për shkak të shtatzënisë së rrezikshme që po kalon Jankullovska. Për të dëgjuar aktvendimin gjyqësor ishin mbledhur dhjetëra përkrahës të Gruevskit që u shprehën të pakënaqur me vendimin.