Maqedoni
MPB dhe FSShP - memorandum bashkëpunimi, lehtësohet qasja në të dhënat e të punësuarve
23.05.2018 14:37
MPB dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor nënshkruan memorandum për bashkëpunim....

MPB dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor nënshkruan memorandum për bashkëpunim përmes të cilit mundësohet marrja e të dhënave për 12 mijë të punësuar në MPB nga ana e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Në këtë mënyrë, të gjithë të punësuarit në MPB do të kenë në dispozicion të dhënat për stazhin, pagat dhe detajet tjera lidhur me procesin e punës.
“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, të gjithë të punësuarit në MPB në mënyrë të shpejtë dhe efektive do mund të marrin informata për të dhënat e stazhit të beneficuar për pagat dhe ky shkëmbim i të dhënave do të lehtësojë edhe punën e të punësuarve në fond”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
“Meqenëse MPB është institucioni prej të cilit dalin një numër i madh i pensionistëve të ardhshëm, me këtë vërtetohet edhe vërtetimi i pagave dhe stazhit të të punësuarve edhe para vitit 2006”,- theksoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Shaip Zendeli.
Memorandumi vjen pasi Qeveria obligoi MPB-në dhe Fondin vitin e kaluar që të gjejnë zgjidhje për të punësuarit në MPB. Për thjeshtëzimin e kontrollit të të dhënave, fondi ka gjetur zgjidhje përmes softuerit dhe për këtë qëllim janë realizuar takime me ekspertë.
FLUTURA LATIFI
