Maqedoni

Republika e Maqedonisë së Ilindenit, Qeveria: është propozim i mirë për zgjidhje

23.05.2018 15:27

Qeveria mbetet në qëndrimin e njëjtë lidhur me propozimin e publikuar për çështjen e emrin pas takimit të liderëve...

Qeveria mbetet në qëndrimin e njëjtë lidhur me propozimin e publikuar për çështjen e emrin pas takimit të liderëve, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnakovski, duke komentuar pritshmëritë nga epilogu i  takimit në Nju Jork të ministrit të jashtëm Dimitrov dhe homologut grek Koticas me ndërmjetësin, Metju Nimic. Mbetet të pritet cili do të jetë rezultati i negociatave, u shpreh Boshnjakovski.
 
“Qëndrimin e qeverisë e paraqitën edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, edhe ministri për punë të jashtme. Mbetemi në qëndrimin e njëjtë. Konsiderojmë se propozimi i dhënë pas takimit të liderëve shpreh të gjitha aspektet për të mbrojtur identitetin edhe të popullit maqedonas, por edhe të të gjithë pjesëve të tjera të mbetura që e bëjnë Maqedoninë si shtet multietnik. Konsiderojmë se ky është propozim i mirë për zgjidhje përfundimtare. Sa i takon takimit, që do të mbahet nesër në Nju Jork mes ministrit Dimitrov dhe ministrit Kocias, mbetet të presim. Do të kemi informata zyrtare dhe do t’i ndajmë me mediat në formën e duhur”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski.
 
Ndërkohë, në një brifing me gazetarët në ShBA, ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, tha se bisedimet për emrin po shkojnë drejt pikave më të rënda. Sipas tij, ShBA-të janë të interesuara të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit, por pa iu bërë asnjë presion palëve.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU