Ekonomi

Edhe dy zona të reja teknologjike industriale

29.07.2014 16:48

Qeveria mori vendim për themelin e dy zonave të reja Teknologjiko- industriale zhvillimore në Vinicë dhe Berovë...

Qeveria mori  vendim për themelin e dy zonave të reja Teknologjiko- industriale zhvillimore në Vinicë dhe Berovë.
 
Në gusht pritet shpallja e tenderit  për kompanitë që do të përfshihen në ndërtimin e infrastrukturës së zonave teknologjiko-industriale zhvillimore, punimet pritet të fillojnë në shtator ndërsa deri në fund të vitit  qeveria pret të përfudnojë faza e parë në mënyrë që të krijohen kushtet pë tërheqjen e investitorëve të huaj.
 
Zëdhënësi I qeverisë Aleksandar Gjorgjiev tha sot se muajin që vjen do të  fillojnë aktivitetet ndërtimore edhe në zonat e reja  në Strugë dhe Radovish. 
 
“Ajo që është me rëndësi te theksohet sa u perket zonave teknologjike industriale  është se gjat muajit gusht pritet fillimi i aktiviteteve ndërtimore edhe të dy zonave të reja, përkatësisht zonës në Strugë e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh dhe zonës në Radovish, ku gurthemeli do të vendoset Brenda ditëve të ardhëshme dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh”, tha Aleksandar Gjorgjiev-Zëdhënës i Qeverisë
 
Para një  jave u  shpall tenderi për zgjedhjen e kompanisë për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore në zonën e Rankovces në një sipërfaqe prej 40 hektarësh, me çka numri i zonave teknologjiko Industriale arrinë në 14 nga 15 sa janë paraparë në programin qeveritarë, ndërsa zona e 15 është paraparë të ndërtohet në Dellçevë.
 
Për ndërtimin e zonave industriale mesatarisht qeveria investon rreth gjysmë miljon euro.
 
GYLTENE SINANI