Bekteshi: Masat e reja mbështesin kompanitë vendore

23.05.2018 18:05

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar nga afër njërën nga kompanitë vendore...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar nga afër njërën nga kompanitë vendore të cilat janë duke i implementuar masat e miratuara nga ana e Ministrisë së Ekonomisë në kuadër të programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi, që si qëllim ka rritjen e produktivitetit tek kompanitë si dhe mbështetjen për plasimin e produkteve në tregjet ndërkombëtare. 
 
Ministri Bekteshi inkurajoi pronarët dhe menaxherët që të vazhdojnë të punojnë duke iu garantuar edhe mbështetjen e parezervë të qeverisë për kompanitë vendore. 
Bekteshi, mes tjerash, u zotua se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’iu ndihmuar kompanive vendore të cilat kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në sektorin e prodhimtarisë dhe njëkohësisht kanë ulur numrin e papunësisë në vend.
 
“Ne tashmë kemi filluar me implementimin e programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi, por njëkohësisht, siç është njoftuar edhe opinioni, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë sapo është miratuar edhe Ligji për mbështetjen financiare të investimeve, dhe siç pashë këtu në këtë kompani, vetëm se janë pjesë e atij ligji, marrë parasysh se kanë bërë investime si dhe kanë rritur edhe kapacitetet e tyre”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.