Botë

Hungari, autobusi përplaset me kamionin, nëntë të vdekur

23.05.2018 18:08

Nëntë të vdekur është bilanci i një aksidenti tragjik në Hungari...

Aksidenti ndodhi 60 km në juglindje të Budapestit, teksa shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit dhe doli në anën e kundërt të rrugës, ku u përplas me kamionin.

Në autobus gjendeshin 7 burra dhe dy gra, të gjithë humbën jetën.

Zyrtarët pohojnë se të paktën katër prej viktimave ishin punëtorë sezonalë në Slloveni që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.