Maqedoni
SASHK më 1 gusht në protesta
29.07.2014 16:51
Sindikata e pavarur për Arsim , Shkencë dhe Kulturë paralajmëroi protesta në 1 gusht para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës...

Sipas SASHK-ut, situata në arsim është brengosëse, institucionet nuk po ndërrmarin asgjë për tejkalimin e saj, arsimi ëhstë polizituar skajshmërisht, SASHK ëhstë edhe kundër modelit të testimit ekstern.
Përvec kësaj , SASHK kërkon rroga më të larta për mësuesit në arsimin parashkollor, shkollor dhe të mesëm dhe për të gjiktha këto sipas dsindikatës, duhet një marëveshje e re kolektive . Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, SASHK paralajmëron masa radikale.
"Derisa gjatë muajtit gusht nuk realizohen kërkesat tona atëherë këshilli i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë , do të sjell vendim që fillimi i vitit të ri shkollor të bojkotohet. Apelojmë të mos ketë presione nga partitë politike” deklaroi Jakim Nedellkov-kryetar i SASHK-ut.
Kërkesa për këto ndryshime është dërguar para zgjedhjeve në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërkohë që nga SASH thonë se protestat për të drejtat e mësuesve në asnjë mënyrë nuk duhet të ngatërrohen me problemet e tre profesorëve nga univerziteti “Goce Dellcev”.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
