Maqedoni

Energjetika, Zaev: Të shfrytëzojmë të gjitha potencialet natyrore

23.05.2018 18:46

Në Maqedoni filloi me punë fabrika e parë për prodhimin e moduleve fotovolatike diellore dhe moduleve fotovolatike termale...

Kryeministri Zaev premton orientim të politikave energjetike drejt  shfrytëzimit të potencialeve natyrore që i ka vendi.
 
Sipas tij, me ligjin e ri për energjetikë hapen mundësi të reja për çdo familje për të instaluar panelet diellore në çatitë e shtëpive të tyre dhe të prodhojnë dhe përdorin energji elektrike të fituar nga dielli.
 
“Përcaktimi i Qeverisë  në politikat  energjetike është që të rritet prodhimi vendas i energjisë elektrike dhe për t’u përdorur të gjitha kapacitetet dhe potencialet natyrore që kemi në dispozicion. Pres që Maqedonia të promovohet më tutje në hartën e botës si një vend me njerëz të vyer dhe krijues të cilët mund të prodhojnë inovacione”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.