Maqedoni

Sulmi i 5 prillit në Reçicë të Vogël, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 13 personave

23.05.2018 19:29

Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur akuzë ndaj 13 personave, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në incidentin me armë në Reçicë të Vogël më 5 prill...

Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur akuzë ndaj 13 personave, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në incidentin me armë në Reçicë të Vogël më 5 prill, gjatë të cilit një person e humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Kundër katër personave është vazhduar masa e paraburgimit, një prej tyre ngarkohet me veprën penale “vrasje në tentim” dhe për “posedim të armës pa leje”.

Gjithashtu prokurori propozoi vazhdimin e paraburgimit për 3 persona që edhe aktualisht janë të privuar nga liria, por dhe për një person që ende është i pakapshëm për forcat e rendit.

Kundër të tjerëve, Prokuroria Themelore e Tetovës ka caktuar masën e kujdesit. Ata ngarkohen me veprën penale “pjesëmarrje në rrahje fizike”.

Njëri prej personave të përfshirë në masën e kujdesit në grupin e dytë do të mbahet në paraburgim, sepse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë.