Dimitrov, takime me sekretarin e OKB-së, Gutierez dhe nënsekretaren DiKarlo
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po qëndron në Nju Jork....

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po qëndron në Nju Jork, për raundin e ri të bisedimeve për çështjen e emrit, të cilat udhëhiqen nga ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic.
Me këtë rast, Dimitrov ka realizuar takim me Sekretarin e Përgjithsëm të OKB-së, Antonio Gutierez.
Dimitrov deklaron se “me vegim për të ardhmen dhe lidership të të dy palëve, kemi mundësinë historike që ta mbyllim një çështje shumëdekadëshe, historike”.
Përveç Gutierez, Dimitrov realizoi takim edhe Rozmari Di Karlo, nënsekretare për çështje politike në OKB, ku u ritheksua përkushtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike.
Kështu, ministri Dimitrov tha se “pjekuria e Maqedonisë dhe vendosmëria për ndërtimin e një demokracie evropiane, paraqet mundësi të vërtetë për përparim në Europë”.
