Maqedoni
Nju Jork, takimi i Dimitrov dhe Koxias
24.05.2018 11:49
Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër në Nju Jork do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kozias, dhe me ndërmjetësuesin, Metju Nimic...

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër në Nju Jork do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kozias, dhe me ndërmjetësuesin, Metju Nimic, në përpjekjen e re për zgjidhjen e kontestit me emrin.
Qeveria e Maqedonisë mbetet në versionin e fundit atë “Republika Maqedonisë së Ilindenit”, duke theksuar se ky propozim i plotëson kushtet e përcaktimit kohor dhe gjeografik.
“Republika Maqedonisë së Ilindenit” është emër me përcaktim kohor, i cili thirret në data konkrete të së kaluarës dhe është mundësi reale për kompromis të mundshëm që pajtohen dy palët. “Presim që propozimi të jetë i kuptueshëm dhe të ketë përkrahje më të gjerë në Athinë”,- thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Por, shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kocias, ka deklaruar se zgjidhjet janë zgjidhje me kompromis, por kërkon nga pala maqedonase më shumë pragmatizëm dhe realizëm për t’u gjetur një zgjidhje.
Kjo deklaratë vjen pas takimit të tij me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez. Kocias nuk shprehet optimist, por as pesimist, por thotë se ka vullnet për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së emrit.
Sipas tij, në të dy vendet ka forca që parapëlqejnë zgjidhje sipas dëshirës së tyre, por në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka zgjidhje të tilla.
Ndërsa sipas mediave greke, takimi në Nju Jork i Dimitrovit dhe Kociasit me mediatorin Nimic është i rëndësishëm dhe kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të bisedimeve.
“Nova Makedonija” dhe “Gorna Makedonija” janë variante të mundshme për zgjidhjen, të cilat ishin opsione që në fillim të bisedimeve mes qeverisë së Zaevit dhe asaj të Ciprasit, thekson shtypi grek.
