BDI, Ahmeti takoi zyrtarin amerikan, Met Pallmer
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është takuar me mysafirin e lartë nga Vashingtoni, Met Pallmer....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me mysafirin e lartë nga Uashingtoni, Met Pallmer, u. d. zëvendësndihmës i sekretarit të shtetit amerikan.
Në takim u diskutua për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e kontestit me emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.
Ahmeti theksoi që BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe ështē kontribuuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët. “Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pikërisht integrimi euroatlantik i Maqedonisë është prioriteti ynë sepse garantohet paqe, stabiliteti dhe siguria, por edhe hapen perspektiva të reja dhe konkrete ekonomike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe inkurajojnë tejkalimin e të gjitha pengesave në këtë rrugë”,- thuhet në komunikatën e BDI-së.
