Maqedoni
Edhe nesër shi, i nxehti kthehet të shtunën
29.07.2014 17:00
Edhe nesër Maqedonia pritet të jetë nën ndikimin e ciklonit i cili do të sjell mot jostabil dhe masë ajri të ftohtë në disa pjesë të vendit infomojnë sinoptikët. Nesër priten rreshjet të shoqëruara me bubullima dhe erë.

Edhe nesër Maqedonia pritet të jetë nën ndikimin e ciklonit i cili do të sjell mot jostabil dhe masë ajri të ftohtë në disa pjesë të vendit infomojnë sinoptikët. Nesër priten rreshjet të shoqëruara me bubullima dhe erë.
“Këto shira do të jenë të pranishmë gati në tërrë territorin e vendit dhe ato do të jenë me intenzitet të madh dhe atë 30 litra në metër katror gjë që nuk jenë të zakonshme për sezonin e verës. Edhe gjatë ditëve në vijim pritet mot jostabil sidomos gjatë orës sa pasdites në veri dhe veri- perëndim të vendit”, thonë sinoptikanët .
Nga Enti-Hidrometeorologjik paralajmërojnë se përvec shiut të dendur dhe erës , ka kushte atmosferike të favorshme edhe për rrehsje breshëri.
Prej nesër deri të premten moti do të jetë vazhdimisht i ndryshueshëm dhe I freskët , por me kalimin e ditëve intensiteti i bubullimave dhe erës do të zvogëlohen.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thone se në vazhdimësie ndjekin situatën me rreshjet në tërë teritorin e vendit.
Edhe pse gjatë këtij muaji ka pasur rreshje të shumta, nuk ka pasur thirje për ndihmë në këtë qendër pasi shiu ka zgjatur fare pak dhe nuk ka shkaktuar dëme më të mëdha.
Stabilizim i kohës dhe rritje e temperaturave priten prej ditës së shtunë.
RINA TURKESHI-SAHITI
