Temperaturat rekorde vrasin 65 njerëz, të tjerët gati të braktisin qytetin e Karaçit
24.05.2018 13:22
Temperaturat rekord po kërcënojnë të bëjnë një qytet krejtësisht të pabanueshëm...

Temperaturat rekord po kërcënojnë të bëjnë një qytet krejtësisht të pabanueshëm, duke i bërë miliona njerëz që të mendojnë për “strehim” diku tjetër.
Sipas mediave të huaja, në një rekord të të gjitha kohërave për muajin prill, një valë e nxehtë në Karaçi, Pakistan, ka marrë 65 jetë njerëzish në tri ditët e fundit. Njerëzit flenë në një trotuar në Karaçi.
Siç thuhet më tej, temperaturat u rritën deri në 50 gradë Celsius të hënën.Qyteti ka një popullsi prej më shumë se 21 milionë banorësh. Kjo vjen pasi India fqinje u mbyt nga stuhitë e dhunshme të pluhurit – të përshkruara si një nga më të këqijat në 20 vitet e fundit – që u mori jetën disa njerëzve.
