Koreja e Veriut, hidhen në erë tunelet në zonën bërthamore

24.05.2018 15:20

Në një tjetër lëvizje që synon tkurrjen e tensioneve rajonale...

Në një tjetër lëvizje që synon tkurrjen e tensioneve rajonale, Koreja e Veriut hodhi në erë tunelet e kompleksit të vetëm të saj të testeve bërthamore. Gazetarët e huaj, të ftuar në Punggye-ri, u kthyen në dëshmitarë të një shpërthimi gjigant.

Peniani ishte ofruar në fillim të vitit të niste çmontimin e zonës, si pjesë e përpjekjeve për afrim diplomatik me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Shkencëtarët, megjithatë, besojnë se kompleksi ishte shembur pjesërisht pas testit të fundit shtatorin e vitit 2017, i cili sipas tyre e kishte bërë këtë vend praktikisht të papërdorshëm. Lëvizja shihet si një tjetër sinjal zbutjeje i regjimit komunist dhe vjen pak pas deklaratave të fokus numrit dy të administratës amerikane, të cilat hodhën hije të tjera dyshimi mbi takimin e shumëpërfolur historik të Donald Trumpit me Kim Jong-unin.

Zëvendësministrja e Jashtme e vendit komunist e akuzoi Mike Pence për “doza budallallëku” dhe paralajmëroi mbi mundësinë e një “përplasjeje bërthamore” nëse diplomacia dështon.