Maqedoni

Për nder të Shën Kirilit dhe Metodit, Maqedonia dhe Bullgaria në Vatikan

24.05.2018 19:00

Kryeministri, Zoran Zaev, me delegacion të përbërë nga përfaqësues qeveritarë, si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse dhe kisha katolike maqedonase...

Kryeministri, Zoran Zaev, me delegacion të përbërë nga përfaqësues qeveritarë, si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse dhe kisha katolike maqedonase, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”.
 
Në këtë Bazilikë, delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar së bashku vendosën lule në varrin e Shën Kirilit.
 
Nderimi i misionit të Shën Kirilit dhe Metodit ka vend të veçantë në historinë e popullit maqedonas, por edhe në historitë e popujve tjerë të Ballkanit, në veçanti të Bullgarisë, tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Sipas tij, me kryeministrin bullgar, Bojko Boris, dërgojnë mesazh në tërë botën, për dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
 
“Misioni i vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi është një nga shembujt e lidhjes së kulturave të ndryshme dhe njëkohësisht model për  respektimin e dallimeve. Në këtë vlerë edhe sot thirremi duke rikujtuar historinë, por njëherësh edhe të orientuar nga ardhmëria, ne themi se pikat tona të përbashkëta nuk na ndajnë por na lidhin si popuj”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
“Në këtë vend kanë qenë të shenjtëruara shkronjat tona, të cilat i përdorim edhe tani, dhe u pajtuam se përveç se pishtarë të arsimit, Shën Kirili dhe Metodi kanë qenë edhe diplomatë të shquar. Me kolegun Zaev, ministrat, mediat nga të dyja palët, dëshmuam se në vend se të grindemi dhe këto festa të jenë motiv për përçarje, ne mundemi së bashku t’i nderojmë dhe festojmë për kontributin që kanë dhënë”,- theksoi kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
 
Delegacioni maqedonas më pas ishte në Bazilikën “Santa Marija Maxhore”, ku do të vendosen lule në përmendoren e Papës Adrian II.
 
Delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar morën pjesë edhe në programin kulturor të organizuar nga Ministria e Kulturës e të dyja vendeve.
 
FLUTURA LATIFI