Maqedoni
Listeria: Nesër rezultatet nga mostrat
29.07.2014 17:09
Nesër priten rezultatet përfundimtare të analizave të mostrave të marra nga Instituti për shëndet publik...

Nesër priten rezultatet përfundimtare të analizave të mostrave të marra nga Instituti për shëndet publik.
Po bëhet tipizimi gjenetik i të dy monstrave të suxhukut, nga prodhues vendor tek të cilat është gjetur bakertia Listeria që të konstatohet nëse këto monstra kanë lidhshmëri me të sëmurët. Këto prodhime do të përpunohen termikisht me crast supozohet se listeria do të shkatërrohet.
Prodhimet nuk janë në rteg dhe nga instituti presin rezultatet për të vërtetuar nëse ka ose jo lidhshmëri me rastet.
Nga laboratori mikrobiologjik i Institutit të Shëndetit publik bëjnë të ditur se po punohet intenzivisht edhe për analizën e mostarve të tjera në laboratorë të akredituar.
“Përafërshisht kemi rreth 500 monstra të cilat po analizohen, kemi shpallur situatë të jashtëzakonshme me crast po punohet 24 orë. Për cdo monstër janë duke u marrë 5 njësi me qëllim qe rezultatet të jenë të besueshme .T ani jemi në perfundim të fazës së dyte dhe deri të premten besoj se do të përfundojnë të gjitha analizat” deklaroi Simona Vasileva , Mikrobiologe.
Nga Instituti për Shëndet publik bëjnë të ditur se ,qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që prodhimet e mishit ti ruajnë në tempretaurë prej 4 deir me 5 gradë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jenë të sigurtë se bakteriet nuk do të shumohen e në vecanti bakteria listeria.
Në pemë dhe perime ka koncentrime të vogla të listerisë por problem mund të shkaktohet nëse presim copa frutash ose perimesh dhe i lëmë në frigorifer 2 apo tre ditë atëherë bakteria mund të shumohet në përmasa të mëdha thonë ekspertët.
Nga bakteria listeria deri tani kanë humbur jetën 4 persona.
FLUTURA LATIFI
