Maqedoni

Nimic: Shkupi është konstruktiv, shpresoj të jetë dhe Athina

29.07.2014 17:16

Vizite e re, me porosi të njejtë. Ndërmjetësi Metju Nimic edhe një herë në Shkup ripërsëriti qëndrimin e KB-së, në lidhje me emrin...

Vizite e re, me porosi të njejtë. Ndërmjetësi Metju Nimic edhe një herë në Shkup ripërsëriti qëndrimin e KB-së, në lidhje me emrin, tani është momenti i duhur për tu zgjidhur kontesti për emrin.
 
Është një çështje e cila vërtetë duhet të zgjidhet, është me rendësi të zgjidhen kontestet mes shteteve dhe shpresoj që të dy shtetet do të kenë qasje të njejtë për zgjidhjen e kontestit të emrit, që në muajt e ardhëshëm të shënojmë përparim, deklaroi ndërmjetsi Nimic, pas takimit me Kryeministrin Nikolla Gruevski. 
 
“Perceptimi im është se pas zgjedhje këtu dhe zgjedhjeve  evropiane  në shtetin tjetër , kjo është koha e duhur për të ringjallur negociatat. Unë mendoj se kjo është koha e duhur për bisedime serioze për gjetjen e një zgjidhje.  Dëgjova qëndrimin e Qeverisë dhe pashë që ata kanë qëndrim konstruktiv rreth gjetjes së zgjidhjes, pashe gadishmëri për të dëgjuar idete e mia dhe  shpresoj që edhe pala tjetër do të jetë konstruktive” tha Nimic. 
 
Nimic ka qenë i qartë, nuk bisedohet për identitetin por vetëm  për emrin e shtetit. Identiteti nuk negociohet, ai krijohet me kulturë dhe vepra.   Për cështjen e gjuhës Nimic nuk ka dashur të diskutojë, ai në Shkup ka dëgjuar të flitet në gjuhën e vendit . 
 
“Mandati i OKB-së është I qarte dhe I referohet emrit të shtetit. Duhet të hedhim një shikim mbarapa dhe të shqyrtojme se cka duhet të zgjidhet. Ky shtet kur u bë i pavarur, u pranua në OKB me formulën e përkoshme FYROM dhe në KB është e qartë se kjo nuk është emri I shteti, por  një formul e përkohshme ndërsa ndërmjetsimi bëhet vetëm për emrin e shtetit. KB nuk negociojnë për idnetitetin e një populli, popujt e krijojn identitetin e tyre përmes veprave dhe kulturës së tyre. Ky shtet ka identitet  e vetë dhe edhe shtete tjera kane identitetin e tyre”, deklaroi Nimic. 
 
Nimic është takuar dhe me kreun e shtetit Ivanov dhe me shefin e diplomacisë Popovski . Nimic e vlerëson si fakt pozitiv edhe interesimin e shteteve më me ndikim në botë për këtë cështje, pasi ajo po kthehet në brengosje për shumë shtete evropiane.
 
Evropa kërkon ta shohë këtë cështje të zgjidhur pasi vetëm kjo garanton stabilitet në gjithë rajonin.
 
Ai ka përshëndetur edhe interesimin e Gjermanisë në vecanti. Pas takimeve edhe me palën greke në Athinë do të dihet se cilat do të jenë hapat që do ndërrmeren në të ardhmen. 
 
SANIJE KASAMI