Maqedoni

Nju Jork, fillojnë bisedimet për emrin, mundësi e mirë palët ti përafrojnë qëndrimet

25.05.2018 12:36

Në Nju Jork po vazhdojne edhe gjate dites se sotme bisedimet për çështjen e emrit mes dy ministrave te jashtem, Dimitrov dhe Kotzias me ndërmjetësin Metju Nimic...

Dy palët  ne kete raund te ri te negociatave per emrin do të kenë mundësi qe ti përafrojne qëndrimet për të arritur në opsion të mundur për zgjidhjen e kontestit, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara  dhe të ndjekura nga SHBA-të dhe Gjermania. 

Nga ministria e puneve te jashtme te MAqdonise tani per tani nuk dalin me informacione se cila nga pakot eshte ne tavolinen e negociatave.

Pala maqedonase nga MAqedonia u nis me qendrimin qe do të paraqes ospionin  Maqedonia e Ilindenit, ndërsa Athina zyrtare e refuzoi këtë opison, duke shtuar se zgjidhja do të kërkohet nga pakoja e ndërmjetësit Nimic. 

Ndërkohë  mediat greke kanë përfolur  se takimi në Nju Jork mund të jetë edhe final në kuptim të gjetjes së një emri i cili do të ishte i pranueshëm për të dy palët.

Pas Perfundimit te bisedimeve ne kete raund, pritet qe pasditen e sotme te dilet edhe me e dhena per detajet e bisedmeve permes nje conference te parapre per media.