Kontesti për emrin, Vigenin: Marrëveshje kryesore, zgjidhje në etapa
Ish-shefi i Diplomacisë së Bullgarisë, Kristian Vigenin, i cili njëherit ka qenë edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian...

Ish-shefi i Diplomacisë së Bullgarisë, Kristian Vigenin, i cili njëherit ka qenë edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, për “Faktor” është shprehur optimist se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë kompromis lidhur me kontestin për emrin.
Sipas tij, nëse ka marrëveshje për pikat kryesore, ndoshta nuk është patjetër të përmbyllen të gjitha detajet deri në Samitin e BE-së në qershor.
“Çdo etapë e negociatave hapet dhe mbyllet njëzëri, përkatësisht ky është proces që Greqia do të mund ta kontrollojë mbase edhe pas fillimit të negociatave, madje edhe në periudhën para vetë integrimit. Unë thjesht sugjeroj se mund të ketë marrëveshje, por rreth marrëveshjes ka edhe shumë detaje tjera. Një pjesë e tyre mund të lihen për etapën e radhës”,- deklaroi ish-shefi i Diplomacisë bullgare, Kristian Vigenin.
Vegenin gjithashtu beson se edhe pala greke dëshiron që të ketë zgjidhje, sepse vazhdimi i kontestit nuk do të sjellë efekt pozitiv.
Ai thotë se për herë të parë në Maqedoni kemi një udhëheqësi e cila vërtet është e fokusuar në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë dhe që është e gatshme që të bëjë kompromiset e nevojshme, kuptohet në masë të caktuar.
Nuk mund të arrihet zgjidhje e cila do t’i përshtatej vetëm njërës palë. Nëse tani nuk arrihet një zgjidhje, nuk di se kur mund të tejkalohet ky problem sërish, nënvizon Vigenin. (Naim Ramadani, TVM2)
