Maqedoni
“Monstra”: Nesër vendimi për 8 të arrestuarit në protesta
29.07.2014 17:20
Gjykimi i tetë personave të cilët akuzohen për sjellje të dhunshme në protestat kundër vendimit gjyqësorë në rastin “Monstra”...
Gjykimi i tetë personave të cilët akuzohen për sjellje të dhunshme në protestat kundër vendimit gjyqësorë në rastin “Monstra”, ka vazhduar sot me dëgjimin e dëshmitarëve dhe të gjithë të akuzuarve.
Përvec Arian Rexhepit i cili u mbrojt me heshtje të gjithë të tjerët Rami Buki, Fadil Zekirov, Adem Abdullov, Enur Ilaz, Rexhep Bislimov, Arian Rexhepi, Muhamet Bardhi dhe Muharem Isa në fjalimin e tyre para Gjykatës Penale Shkupi-1 thanë se janë të pafajshëm dhe se nuk janë personat të cilët kanë ushtruar dhunë ditën e protestave.
Ata thonë se nuk janë në fotografitë të cilat i kishte siguruar trupi gjykues si dëshmi. Edhe pala mbrojtëse këmbëngul se klientët e tyre nuk kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen. Për këtë qëllim ata kishin ftuar edhe dëshmitarë.
“Dëshmitari i cili ishte ofruar nga pala mbrojtëse për klientin që unë e mbrojë pati një dëshmi kategorike se në atë periudhë ai ka qenë te xhamija e Jaja Pashë e cila në tërësi u përputh me deklarimet e mvparshme të palës mbrojtse, kështuqë klienti im fare nuk është përfshirë në këtë ngjarje”, tha avokati Mitko Selakov.
“Mes provave të cilat kërkova unë të prezentohen ishte fotodokumentacioni perms të cilit pretendohet që i akuzuari Fadil Zekirov ka qenë present në vendin e ngjarjes me date 04.07 dhe e ka shkaktuar vepren penale për të cilën ngarkohet”, tha avokati Skender Muhameti
“Unë nuk kam ofruar dëshmitarë sepse qartë shihet se klienti im nuk ka qenë para gjykatave penale Shkupi 1 dhe Shkupi-2 dhe se i njejti ka qene në stacionin e autobusit ne Bit Pazarë me crast ne menyre të qetë ka marre pjesë në protestë por nuk ka gjuajtur me gurë gjykatat” deklaroi avokati Asmir Alispahiq.
Tetë të akuzuarit ngarkohen për pjesëmarrje në turmë në protestat e 4 korrikut dhe se kanë protestuar dhunshëm para gjykatave në Shkup, me ç`rast me gurë dhe gjësende të forta kanë dëmtuar objektet e gjykatave dhe kanë lënduar disa policë.
Sipas Kodit penal, për vepra të tilla për pjesëmarrje në turma shqiptohen dënime me burg prej 3 muaj deri 5 vite. Aktvendimi pritet të shpallet nesër.
NAIM RAMADANI
