Tevdovski dhe Bezhovska në Bruksel: Ekonomia maqedonase është në rrugë të vërtetë

25.05.2018 18:52

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angellkovska Bezhovska....

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angellkovska Bezhovska, dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, morën pjesë në dialogun ministror mes BE-së, vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, në këshillin e BE-së në Bruksel.

Në kumtesën e saj, Banka Popullore ka potencuar se në këtë mbledhje janë miratuar konkluzat e përbashkëta nga dialogu i sivjetmë ekonomik dhe financiar.

Me këtë rast vlen të potencohen notat pozitive për politikën monetare, stabilitetin dhe realizimet në sistemin bankar, duke potencuar avancimin në zvogëlimin e shkallës së evroizimit të bilanceve të bankave dhe plasmanet jofunksionale. Vendet e BE-së, Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane rekomanduan të vazhdojë strategjia për kurs stabil devizor që ka për qëllim mbajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Ndërkohë, implementimi i strategjive për udhëheqjen me plasmanet jofunksional, i cili ishte më parë i rekomanduar në kuadër të këtij dialogu, është  në proces të konsultimit me institucione të tjera relevante dhe pritet që të kontribuojë për përmirësimin e transmisionit monetar. Po ashtu gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i Financave, Tevdovski, ka takuar eurokomisarin e angazhuar për donacionet financiare, Pjer Pjer Moskovisi.

Në takim është bërë fjalë për reformat që i bën Maqedonia në Planin financiar, përfshi strategjinë për financat publike që është përpiluar së bashku me BE-në, si plan aksional disavjeçar që synon arritjen e standardit të BE-së.

Sipas ministrit Tevdovski, është shumë me rëndësi që BE i vlerëson hapat që vendi i ndërmerr në planin e transparencës fiskale, pasi në raportet e kaluara ishim vlerësuar negativisht. (Flutra Latifi, TVM2)