Maqedoni
Turizmi, shqyrtohen strategjitë me OBT
29.07.2014 17:31
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore turistike, Taleb Rifai...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore turistike, Taleb Rifai.
Ata kanë këmbyer mendime për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit në Evropën Juglindore dhe mënyrat se si të shfrytëzohet afërsia e këtij rajoni drejt tregjeve evropiane.
Në kumtesën me shkrim të MPJ, thuhet se ministri Popovski në takim ka thënë se ka hapsirë bashkpunimi edhe më të ngushtë mes vendeve të ballkanit perendimorë, në sferën e turizmit, duke shtuar se qëllimi I qeverisë së Maqedonisë është të rritet numri i turistëve të cilët vijnë në Maqedoni.
“Qëllimi ynë përfundimtar është përmes zhvillimit të turizmit t’a nxisim rritjen e mëtejmë ekonomike të Maqedonisë dhe të mundësojmë punësime të reja Por më së shumti t'i shtyjmë turistët të mbeten më gjatë dhe të vijnë përsëri. Vlerësoj se Organizata botërore turistike është partneri ynë i vërtetë për realizimin e këtij qëllimi”, ka theksuar ministri Popovski.
Poposki dhe Rifai kanë biseduar për mundësitë për zgjerimin e sezonit turistik në Maqedoni, për krijimin e strategjisë së marketingut për turizëm të qëndrueshëm, për trajnimin e punëtorëve turistik dhe menaxherëve dhe për ide të reja dhe mënyra për shfrytëzimin maksimal të potencialeve turistike të Republikës së Maqedonisë.
AFRIM TANALLARI
