Kanada, 15 të plagosur nga një shpërthim

25.05.2018 18:58

Pesëmbëdhjetë njerëz u plagosën nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë....

Pesëmbëdhjetë njerëz u plagosën nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë.

Autoritetet thanë se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në restorant dhe kanë shpërthyer një pajisje të improvizuar përpara se të largoheshin.

Pesëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital, tre nga ta në gjendje kritike, tha Shërbimi Rajonal Mjekësor. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup. Ai ndodh një muaj pasi një shofer ka përplasur furgonin për një turmë njerëzish në Toronto, duke vrarë 10 persona.