Havai, vullkani Kilauea vazhdon të nxjerrë llavë

25.05.2018 19:55

Vullkani Kilauea vazhdon të nxjerrë llavë edhe pas një jave...

Vullkani Kilauea vazhdon të nxjerrë llavë edhe pas një jave, ndërsa nga të çarat e tokës shihet flakë e kaltër. Shkencëtarët në Hawai mbetën të mahnitur, nga flakët e kaltra që po dalin prej të çarave në tokë, ndërsa në sfond vullkani Kilauea po vazhdon të nxjerrë lavë.

Pamjet jonatyrore, vijnë pas një jave rrjedhe të pandërprerë të lavës, që detyroi evakuimin e familjeve dhe bizneseve, transmeton Telegrafi. Flakët e kaltra shkaktohen nga metani nëntokësor, që depërton nëpër të çara dhe ndizet prej lavës së vullkanit.

“Është dramatike, duket shumë e frikshme”, ka thënë një gjeolog nga Shtete e Bashkuara. Sipas tij, kjo është hera e dytë në jetë që po sheh flakë të kaltra, që ndodhin pasi të ketë pasur erupsion.