Takimi Trump-Kim Jong, Koreja e Veriut gati për bisedime “në çdo kohë”
Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të biseduar 'në çdo kohë dhe në çdo mënyrë'....

Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të biseduar 'në çdo kohë dhe në çdo mënyrë' me presidentin amerikan Trump, pasi ky i fundit anuloi befas takimin e tij me Kim Jong–un.
Presidenti Trump fajësoi “armiqësinë e hapur” të Koresë së Veriut për anulimin e takimit. Ky takim do të kishte qenë i pari në histori ku një president amerikan do të takohej me një lider koreano-verior.
Detajet e takimit që do të zhvillohej në Singapor, më 12 qershor, ishin të paqarta. Por, bisedimet do të fokusoheshin në mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe uljen e tensioneve.
Disa orë para deklaratës së presidentit Trump, Korea e Veriut tha se e mbajti premtimin e saj për çmontimin e tunelëve të rrjetit të saj për testet bërthamore. Trump deklaroi anulimin e takimit me anë të një letre adresuar personalisht Kim Jong-ut.
