Koreja e Veriut, shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore

25.05.2018 21:23

Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore...

Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump anuloi takimin me Kim Jong-Un.

Korea komuniste shprehet e gatshme të mbaj bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë. Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë. U bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë”, ka shtuar Gueterres.