Maqedoni

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri 31 gradë

26.05.2018 12:02

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore.
 
Temperaturat ditore do të jenë në interval prej 24 deri 31 gradë.  Edhe në Shkup sot do të mbajë mot i ngjashëm, ku temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë celsius.
 
Java që vjen do të karakterizohet me mot të ngrohtë dhe me diell.