Botë

Proteston opozita në Shqipëri kundër Xhafaj, ka penguar ekstradimin e vëllaut

26.05.2018 12:13

Opozita ka nisur protesten kundër qeverisë ku si kërkesë kryesore është doreheqja e ministrity të brendshëm Fatmir Xhafaj...

Opozita ka nisur protesten kundër qeverisë ku si kërkesë kryesore është doreheqja e ministrity të brendshëm Fatmir Xhafaj I cili akuzohet se ka penguar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë ku është dënuar për trafik droge.

Mbështetesit PD të ardhur edhe nga rrethet u mblodhen tek selia blu dhe më pas u nisën drejt bulevardit të drejtuar nga Lulzim Basha. E njëjta gjë ndodhi me mbështetësit e LSI të cilët lëvizën në këmbë nga selia e partisë të udhehequr nga kryetarja Monika Kryemadhi.
 
Prej kohësh opozita e akuzon qeverinë si të lidhur me krimin, dhe pas publikimit të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj shfaqet në bisedë për trafik droge, këto akuza janë shtuar. Ndërkohë, efektivët të cilët kanë krijuar perimetrin e sigurisë përreth Kryeministrisë kanë marrë porosi që të shmangin çdo përplasje me mbështetësit e opozitës.
 
Oficerëve u është dhënë porosi që të mos reagojnë ndaj provokimeve të protestuesve. Përreth Kryeministrisë janë dislokuar rreth 1500 forca policie përfshirë RENEA-n, FNSH-në dhe Shqiponjat. Ndërsa në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit janë vendosur snajperë.