Maqedoni

Qeveria: BE mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë

26.05.2018 15:30

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë....

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, thonë nga Qeveria e Maqedonisë, pas publikimit të dokumentit “Non pejpër” i cili po qarkullon këtyre javëve në Bruksel, ndërsa siç mësohet është i përgatitur nga Franca dhe Holanda.
 
Këto dy vende anëtare janë skeptike për datën që Maqedonia duhet ta marë në qershor dhe t’i fillojë bisedimet për antarësim në bashkimin Evropian. Për Qeverinë e Maqedonisë ky nuk është dokument zyrtarë i BE-së ndërsa pozicionet e këtyre shteteve nuk paraqesin ndonjë befasi duke pasur parasyshe rezistencen e Francës për zgjerimin e BE-së. Nga Qeveria theksojnë se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për zgjerim.
 
“Ndryshime themelore dhe korrekte në vend ndërtojnë institucione të fuqishme dhe funksionale, shtet i së drejtës, ekonomi e fuqishme për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa reformat themelore janë të përshëndetura nga tërë Evropa dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë se Maqedonia duhet të vazhdojë këtë rrugë dhe ta intensifikoje progresin", thonë nga qeveria lidhur me dokumentin në fjalë.
 
Për VMRO-DPMNE-në ky dokument është vërtetim që ata kanë theksuar  në periudhën e kaluar lidhur me Eurointegrimet. Sipas opozitës ndryshimi i emrit nuk është garanci për hyrje ne BE, duke nënvizuar se nuk ka reforma në sferat kyçe. 
 
“Për këtë arsye nuk duhet të habitemi që vendet me ndikim si Franca, Holanda,Danimarka perpilojnë “Non pejpër” në të cilin kundërshtohet dhënia e datës në qershor, për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë   për antarësim në bashkimin Evropian. Këto vende janë partnerë I Maqedonisë, dhe nuk janë armiq të vendit. Ata vetëm konstatojnë atë që edhe më herët Komisioni Evropjan e ka shkruar, ndërsa Qeveria nuk dëshironte ta lexojë. Dicka për të cilen nuk na duhet raport I KE-së për ta parë, qytetarët këtë cdo ditë e ndjejnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM-ja thonë se VMRO-janë të vetmit të cilit nuk duan ti shohin përparimet e Maqedonisë, sipas tyre vendi është duke ecur në rrugën e drejtë. Gjendja e shtetit dhe dështimet e dëritanishme janë pasojat e 11 viteve qeverisje të VMRO-DPMNE-së.Nga LSDM thone se pas zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe me këtë edhe më shpejtë do t’i hap dyert e BE-së.
 
FARIJE DAUTI BAKIU