Maqedoni

Meta lutet për Maqedininë dhe Kosovën

26.05.2018 15:52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se vendet ballkanike e kanë vështirë të duan fqinj...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se vendet ballkanike e kanë vështirë të duan fqinj, duke ju referuar ngjarjeve që kanë ndodhur në rajonin tonë në të kaluarën. Por në një aktivitet për “Lutjet e Mëngjesit”, kreu i shtetit shqiptar e vlerësoi Shqipërinë si një shembull pozitiv në marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa u lut që të zgjidhet sa më parë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe për ecurinë e finalizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
 
“Shqipëria është kthyer në një shembull pozitiv në rajon si një vend që ndërton marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Çdo komb në këtë rajon është dikush shumicë e diku pakicë dhe ne të gjithë e kemi mësuar se e vetmja zgjidhje për të jetuar në paqe dhe harmoni është të respektojmë pakicat dhe të jetojmë të gjithë në një shoqëri e cila bazohet në vlerat më të mira njerëzore dhe europiane”, tha Meta.
 
Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin po merr pjesë edhe kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi dhe i Kosovës, Kadri Veseli.
 
FARIJE DAUTI BAKIU