Maqedoni
Bisedimet për emrin në Nju Jork, mediat Greke: Nuk doli tym i bardhë nga bisedimet
26.05.2018 17:58
Nuk doli tym i bardhë nga bisedimet dy ditore në New-York, bisedimet vazhdojnë ndërmjet dy ministrave në Bruksel...

Nuk doli tym i bardhë nga bisedimet dy ditore në New-York, bisedimet vazhdojnë ndërmjet dy ministrave në Bruksel, është komenti më i zakonshëm në mediat greke për raundin e ri të bisedimeve.
Gazetarët në Greqi, kanë raportuar se emër i ri nuk është gjetur në masën e bisedimeve, por vetëm është biseduar mbi bazat e pakos së dorëzuar nga ndërmjetësuesi Nimic, kurse si propozim në epërsi nga të tjerët mbetet, “Republika Veriore e Maqedonisë”.
Në lajmet qendrore të djeshme në mediat greke, është analizuar edhe ajo se çfarë ka dalur si rezultat nga ky takim. As sot nuk doli tym i bardhë nga bisedimet në New-York, sepse të dy ministrat përfunduan të dy takimet pa arritur një emër të ri, ka publikuar këtë informacion televizioni grek, “Skaj”, dhe duke u thirur në burime të tyre, kanë mësnuar se deri më tani në tavolinën e bisedimeve kanë qenë vetëm katër propozimet e Nimic, kurse për Shkupin është thirrur që të bëjë zgjedhjen e fundit, kurse për Greqinë linja e kuqe është “Erga -Omnes”.
Gazetari i televizionit nacional “ERT”, ka komentuar duke thënë se të dyja palët janë të vendosura që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që të ketë zgjidhje, dhe ka shtuar se nëse bëhet përparim drejt zgjidhjes përfundimtare, atëherë të dy kryeministrat do të takohen në mes të qershorit në Prespë që të nënshkruajnë marrëveshjen, por ky takim do të ndodhë vetëm nëse ka zgjidhje.
FARIJE DAUTI BAKIU
