Maqedoni
Dibër: Vjedhje në artari, 1 i vdekur 4 të plagosur
29.07.2014 18:31
Një grabitje në mes të ditës në Dibër ka tmerruar banorët.Grabitës me maska në fytyrë janë futur në argjendarinë...

Një grabitje në mes të ditës në Dibër ka tmerruar banorët. Grabitës me maska në fytyrë janë futur në argjendarinë e vëllezërve Erebara.
Ngjarja nuk ka përfunduar vetëm me tentativë për vjedhje. Pronarëve u kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit, ata kanë parë grabitësit, kanë reaguar, më pas situata ka dalë nga kontrolli dhe në përdorim kanë hyrë edhe armët.
Shkëmbimi I zjarrit ka rezultuar me një të vdekur dhe 4 të lënduar. Është lënduar pronari i argjendarisë Mexhit Erebara dhe taksisti Agron Cami, i cili ishte marrë peng nga vjedhësit si garanci për të hyrë dhe dalë të sigurtë në vendin e ngjarjes.
Sipas drejtorit te spitalit te qytetit te Dibres Baki Halili 2 qytetarëve dibranë të plagosur iu është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe janë dërguar urgjentisht ne spitalin e Shkupit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e Dibrës të cilët ndjehen të pasigurtë , autoritetet lokale akuzojnë policinë se nuk funksionon kur duhet. Vjedhësit kanë kërcënuar qytetarët madje shkrehjet e armëve kanë dëmtuar edhe lokalet përeth.
Policia ndërkohë ka konfirmuar rastin dhe ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti i Dibrës si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.
Dyshohet se personi i vrarë është një nga vjedhësit të cilin shokët e tij kanë aritur ta tërheqin në anën tjetër të kufirit bashkë me të plagosurit .
ATLI DEMA
