Maqedoni

MPB kap 25 migrantë në fshatin kosturino të Strumicës

26.05.2018 18:27

Në afërsi të fshatit Kosturino në Strumicë janë kapur 25 migrant...

Nga MPB-ja njoftojnë se tridhjetë minuta pas mesnate në polici është denoncuar se në afërsi të Strumicës persona të panjohur me dy makina bejnë transportimin e emigrantëve. Zyrtarët policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur makinën “Ford Galaxy”, e cila ka qenë e zbrazur dhe pa çelësa.
 
“Në afërsi të makinës janë gjetur 25 emigrantë nga Pakistani. Menjëherë pas kësaj në afërsi të vendit, policët kanë ndaluar edhe një makinë tjetër “BMW” me targa të Radovishit, e cila gjithashtu ka qenë e denoncuar”. tha Zëdhënës I MPB-së.
 
Nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmirren masa për zbardhjen e rastit.