Maqedoni
Nderohen dëshmorët e UCK-së
29.07.2014 18:39
Shoqata e veteranëve të Luftës të UCK-së ka përkujtuar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Negotinë e Banjicë...

Shoqata e veteranëve të Luftës të UCK-së ka përkujtuar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Negotinë e Banjicë, të rënët më 29 korrik 2001 në Tanushë të Gostivarit: dëshmorët Naser Ademi dhe Hisë Fazliun.
Gjaku i tyre i ri vulosi historinë e lavdishme të kombit tonë, historinë e dinjitetit shqiptar, historinë e trojeve shqiptare të cilat pas Skënderbeut nuk kanë pasur të ngjarë siç qe ajo e 2001.
29 korriku i vitit 2001 për qytetarët e Gostivarit do të mbetet gjithmonë historike, sepse në këtë datë ranë dëshmorë mbrojtësit e vlerave të shqiptarëve Tahir Sinani, Hyrë Emin, Brahim Ademi, Naser Ademi, Hisë Fazliu deklaroi krytari i SHVL UCK, Fazlu Veliu.
Kryetaret e komunave te Gostivarit dhe Vrapcishtit, Nevzat BEJTA dhe Bajram Kadrija u zotuan se komunat që ata drejtojnë, do të angazhohen per perkujdesje institucionale ndaj luftetareve te rinise te cilet nuk e kursyen as edhe vehten ne mbrojtje te popullit te tyre.
Dëshmorët e Brigadës 116 të UÇK-së u përkujtuan në Ferizaj, Prizren dhe në Gostivar për të dëshmuar se ata janë të pavdekshëm. Krerët e SHVL-UCK-së kanë vizituar sot edhe memorialin në Porroj të Tetovës, kushtuar dëshmorëve që luftuan nën emblemën e brigadës 112 Mujdin Aliu të UCK-së.
LULZIM HAZIRI
