Maqedoni

Micotakis: Pa zgjidhjen e emrit mund të jetojmë edhe tre vite

27.05.2018 16:37

Mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit” ka reaguar edhe, kreu i opozitës greke Kirijakos Micotakis....

Ai gjatë një interviste në televizionin grek SKAJ TV ka thënë se propozimi “Maqedonia e Ilindenit” është emri më i keq i mundshëm, duke shtuar se ky emër do të ishte erga omnes i irredentizmit.
 
"Njëzet vjet jetojmë me këtë problem, me këtë çështje të pa zgjidhur, sipas kësaj mund të jetojmë edhe 2-3 vite të tjera. Derisa unë kam përgjegjësi politike problemi do të zgjidhet kur do të vlerësoj se kjo zgjidhje do t’ju shërbejë interesave nacionale" , tha Micotakis, Kryetar i Opozitës Greke.
 
Sipas tij kuadri kombëtar që ata e vendosin për zgjidhje, nuk fokusohet vetëm në çështjen e emrit, por parasheh edhe revizion kushtetues dhe eliminim të irredentizmit.