Maqedoni
VMRO – DPMNE: Raporti kritik, dëshmi për dështimin e reformave; LSDM: Vendi është në rrugën e duhur, vetëm VMRO se sheh
27.05.2018 17:13
VMRO DPMNE sërish ka akuzuar pushtetin se ngec në reforma duke u thirrur në dokumentin...

VMRO DPMNE sërish ka akuzuar pushtetin se ngec në reforma duke u thirrur në dokumentin Non pejpër me të cilën disa shtete propozojnë pezullimin e procesit të zgjerimit të BE-së deri në vitin e ardhshëm. Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE thotë se Non Pejperi i djeshëm është dëshmi se pushteti i udhëhequr nga Zoran Zaev dhe ekipi i tij nuk ka kapacitet për reforma thelbësore.
“Non Pejpëri dhe reagimi i Qeverisë pas tij, e dëshmoi lojën e vërtetë se kjo Qeveri i zhvillon proceset e eurointegrimit duke sakrifikuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Non Pejpëri ua mbylli gojën zyrtarëve të Qeverisë që e citonin vazhdimisht raportin e Pribesë. Nuk ka reforma por vetëm partizim dhe keqpërdorim të sistemit. BE-ja sheh se çfarë po ndodhë prandaj më nuk kalojnë arsyetimet se VMRO-ja është fajtore për gjithçka”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë në reagimin e LSDM-së thonë se VMRO-DPMNE para se të bëj hap në opinion duhet ta lexojë Raportin e Progresit të KE-së për Maqedoninë.
“Maqedonia është në rrugën e duhur të cilën e njeh Evropa dhe shtetet anëtare të BE-së. Se Maqedonia është në rrugën e duhur, nuk dëshiron ta dijë vetëm VMRO-DPMNE-në. VMRO-DPMNE duhet të shikohet në pasqyrë për të parë fajtorin e 11 viteve të shkatërrimit të vendit dhe largimit të Maqedonisë nga BE dhe NATO. Në vend që të bëjnë tifo për mossuksesin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE duhet tu kërkojë falje qytetarëve popullit për plaçkitje dhe qëndrimin, të marrë përgjegjësi dhe të mbështetë ndryshimet që lëvizin Maqedoninë përpara”, thonë nga LSDM.
